Masakrohet bregdeti në Dhërmi

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 19.05.2019, 13:38

Një nga fenomenet që ka shkatërruar natyrën shqiptare është ai i betonizimit. Nga ky fenomen nuk ka shpëtuar as bregdeti në Himarë.

Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se plazhi i Dhërmiut po shkatërrohet nga betonizimi.

Ai shkruan se do t’i thotë Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosit se sezoni turistik është çelur në Himarë, por betonizmi në plazhin e Dhërmiut nuk po përfundon.

Po ashtu në mesazhin e tij, ai shkruan se përreth një javë asnjë punëtor nuk vjen më dhe e kanë lënë çdo gjë në gjysmë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje desha ti thosha keti ministrit te turizmit qe sezoni turistik e celen ne himar por keto betonizimet ne plazhin e dhermiut ku do perfundojn. Dje ne plazhin e dhermiut Cdo gje duket se ka per pauz nuk dukt as nje puntor kan nje jav qe nuk vin.’’

Gjithashtu ai ka dërguar edhe disa foto që e tregojnë më mirë dhe më qartë se çdo fjalë masakrën mjedisore që po bëhet ndaj bregdetit në Himarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit