JOQ Albania
Home

‘’Ajo i tha po’’/ Djali i propozon për martesë në mënyrë spektakolare të dashurës në Gjirin e Lalëzit
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 17/05/2019 21:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumë shkrimtarë janë shprehur se dashuria është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë njeriut.

Mënyrat për t’i treguar dikujt që e do dhe nuk jeton dot pa të janë të shumta, duke nisur këtu që nga dhurimi i luleve, çokollatave dhe shumë e shumë të tjera.

Edhe mënyrat për t’i propozuar një vajze për martesë janë të shumta. Por në Gjirin e Lalëzit ka ndodhur një propozim që secila vajzë do ta ëndërronte.

Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se në Gjirin e Lalëzit ishte bërë një zemër të madhe me pambuk nga një djalë për t’i propozuar një vajze.

Po ashtu ai tregon se zemra ishte e gjerë 80 metra dhe e gjatë 100 metra. Më poshtë po ju sjellim edhe fotot dhe mund të themi plotësisht se çdo vajzë do të donte t’i propozohej në një mënyrë të tillë.

Siç shikohet edhe në njërën nga fotot, në breg të detit shkruhet:

Ajo i tha po."

Mesazhi i plotë:

Kjo zemra eshte 80m e gjer e gjat 100. Kjo eshte ber ne Lalez propozim  per nje goc . Sot per sot se ka bo kush kete zmr kaq te madhe me pambuk dhe flak. E kam kap me dronin tim.