JOQ Albania
Home

Studentja që ia plasi në sy Ramës, dyshohet si e përfshirë në ngjarjen e ambasadorit të OSBE-së
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16/05/2019 12:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Viosana Kokla, studentja e cila pati një përballje me kryeministrin Rama disa muaj më parë teksa vazhdonte ende protesta e studentëve, është thirrur në polici për t’u marrë në pyetje për ngjarjen e lidhur me ambasadorin e OSBE-së.

Mbrëmjen e 11 majit ajo ka qenë prezente së bashku me një grup të rinjsh tek banesa e Borchardt.

Muaj më parë studentja u bë e famshme, pasi lexoi në një takim me studentët mesazhet e shkëmbyera me Kryeministrin Edi Rama.

Ajo tha për mediat në atë kohë:

Rama kishte dembelizmin mendor për studentët, për ne që kemi ndjenjur gjithë këto ditë në protestë. Na quante dembelë, na ka quajtur ngelësa. Për atë fjalë ofenduese është vetëm zhvatje me vetëdije, që ishte një nga gjërat që unë i kam thënë. I kam shkruajtur unë e para.Kaq e vështirë është që këto 8 pika të dalin me VKM? Nuk ktheu përgjigje, më tha lexo më mirë mesazhin që të ktheva."