JOQ Albania
Home

Kavaja e “ngrirë” nga ngjarja tragjike/ “Udhëtonin me 110 km/h”, dy të rinjtë që humbën jetën punonin kamarierë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16/05/2019 12:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas aksidentit të ndodhur dy net më parë në Kavajë, qytetarët shprehen të shqetësuar, pasi ngjarja ndodhi në një zonë shumë të populluar të qytetit tek e cila këta të fundit prej kohësh bëjnë shëtitjen e zakonshme të pasdites.

Ata  thonë se autoritetet nuk kanë marrë kurrë masa në lidhje me sinjalistikën e kësaj rruge. Kjo neglizhencë e autoriteteve rezultoi edhe fatale për jetën e dy të rinjve dy net më parë.

Mësohet se dy të rinjtë që humbën jetën punonin si kamarierë në një bar të qytetit për të ndihmuar familjet e tyre. Ditën e aksidentit ata kanë qenë duke festuar ditëlindjen e njërit prej viktimave, Vilson Carës dhe me këtë rast djemtë kishin marrë edhe një makinë me qira. Ndërsa mësohet se viktima tjetër Gentian Belba, ka qenë jetim dhe ka kaluar një jetë me plot peripeci.

Por të rinjtë nuk ishin të vetmit viktima. Në këtë aksident ka mbetur e pajetë edhe Lumturie Demrozi, një kalimtare e cila ishte duke shëtitur atë pasdite në zonë.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, të rinjtë po udhëtonin  me 110 km në orë, shpejtësi kjo e palejuar në zonat e banuara, apo të mbipopulluara.