JOQ Albania
Home

Bënë sot betimin, këto janë 12 deputetët e rinj të Parlamentit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 16/05/2019 12:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme u zhvillua seanca parlamentare e radhës, ku bënë betimin 12 deputetë të rinj.

Në mesin e tyre 4 ishin të mazhorancës, ndërsa pjesa tjetër nga radhët e opozitës.

Nga mazhoranca janë larguar Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Ilir Xhakolli dhe Nuri Belba.

Në vendin e tyre do të ulen, kryetari i FRESSH, Eljo Hysko, Adriana Jaku, Ardit Konomi dhe Florenc Spaho.

Ndërkohë deputetët nga radhët e opozitës, kanë qenë në lista, gjatë zgjedhjeve të kaluara.

Deputetët e LSI që bënë betimin janë: Vasil Sterjovski, Edmond Stojku, Suzana Topi.

Ndërsa nga radhët e demokratëve u betuan Halit Valteri, Selami Janishehu, Besnik Troplini, Krenar Rryçi, Kostaq Papa.