JOQ Albania
Home

Fëlliqi keq Gjylametin, kush është gazetari i BILD që trazoi ujrat në Shqipëri
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 16/05/2019 12:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme në një deklaratë për mediat, kryetarja e degës socialiste të Tiranës, Blerina Gjylameti, sulmoi gazetën "Bild"për një artikull në lidhje me Ramën.

Në shkrim thuhej se Shqipëria është shembulli tipik i një vendi në duart e gangsterrëve. Gjylameti tha se ky ishte një shkrim i paguar nga opozita, pasi dëshmitar është një ish-ministër.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi nga raporteri gjerman Peter Tiede, i cili tha se ajo mbështetet në teori konspirative dhe teori konspirative.

Më tej Tiede u shpreh për Gjylametin:

Shpresoj mos të ketë tymosur ndonjë gjë të gabuar.

Peter Tiede ka lindur në Prignitz në vitet 70′ dhe ka qenë i specializuar në punimin e drurit.

Pas rrëzimit të murit të Berlinit, ai nisi të bënte gazetarin, që kurrë nuk do donte.

Ai kreu një trajnim 2-vjeçar në vitet 1990-1992 në gazetën lokale Märkische Allgemeine Zeitung, ku punoi edhe si redaktor lokal.

Më pas në 1997, ai merr çmimin "Guardian"për shtypin ditor. Pas 1997-ës ai punoi në revstën “Der Spiegel” për dy vite dhe më pas si konsulent dhe gazetar i pavarur.

Pas eksperiencës në "Der Spiegel"ai bëhet kryeredaktor në Potsdamer Neuesten Nachrichten dhe që prej marsit të 2014-ës punon si korrespondent i BILD.