JOQ Albania
Home

Kush e vrau? Ja nga sa metra distancë u qëllua Admir Murataj
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16/05/2019 12:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ekspertët e Mjekësisë Ligjore pasi kanë parë dhe ekzaminuar kufomën e Admir Muratajt kanë dalë në përfundimin se ky i fundit është qëlluar nga një distancë prej 15 metrash.

Ekspertiza i është dorëzuar Prokurorisë së  Krimeve të Rënda, të cilët po kryejnë hetimet lidhur me grabitjen e aeroportit të Rinasit.

Lidhur me hetimet e ngjarjes së 9 prillit, ekspertiza ligjore i ka dorëzuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda të dhënat shtesë në lidhje me vrasjen e Muratajt.

Në dokumentin e dorëzuar pranë organit të akuzës thuhet se predha në kokën e viktimës është tejshpuese. Mësohet se predha ka hyrë nga lobi temporal i majtë dhe ka dalë mbi nofullën e djathtë. Pavarësisht kësaj, ekspertët nuk kanë arritur ende që të përcaktojnë llojin e armës me të cilën është qëlluar Murataj.

Disa ditë më parë familjarët e tij  çuan në prokurori një padi në lidhje me mënyrën e vrasjes së familjarit të tyre. Teksa  mësohet se Krimet e Rënda e mbyllën çështjen e vrasjes së tij, pasi iu dorëzua certifikata e vdekjes së tij.