JOQ Albania
Home

Deputeti i PD shënjestron drejtorin e Burgjeve: Pyeteni të shikoni nivelin, u thotë policëve dordolecë, kaqola
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16/05/2019 11:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lefter Maliqi gjatë fjalës së mbajtur sot në Parlament ka sulmuar nga foltorja e këtij të fundit drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Agim Ismaili. Ndër të tjera deputeti i ri i kuvendit ka vënë gishtin edhe mbi  Ministren e drejtësisë, Etilda Gjonin.

Ai tha se kreu i burgjeve nuk e meriton atë post, pasi në çdo detyrë që ka ushtruar si funksionar shtetëror ka shkelur ligjin.

Ndër të tjera ai u shpreh se punonjëset vajza të policisë kanë marrë kërcënime nga ky person përmes email-eve.  Sipas tij Ismaili, u drejtohet atyre duke i quajtur "dordolecë."

Deklarata e plotë: 

Ju keni emëruar drejtor të përgjithshëm të burgjeve një njeri me probleme shumë të mëdha, unë kam shprehur shqetësimin edhe juve edhe zotit kryeministër. Meqë iu dhimbset drejtoria e burgjeve, e para çfarë shkolle ka mbaruar ky person? Se më rezulton që ka mbaruar Kristalin, e dyta a e keni parë të shkuarën e tij që është liruar nga policia ku akuzohej për lidhje ndërkombëtare me drogën? Në 2004 shkarkohet për paaftësi në detyrë, për fyerje dhe shantazhe. Tani bëhet drejtor i përgjithshëm i burgjeve, nuk i njeh, për katër muaj ka shkuar vetëm një Fier, por çon e-mail, shantazhon, drejtorët nuk i pret. Kërcënime dhe shantazhe me drejtorin e policisë së burgjeve. Tenderat në drejtorinë e burgjeve bëhen te ministria e Brendshëm. Administrata kërkon mbështetje. Merreni dhe pyeteni të shikoni nivelin, ai kërcënon policet femra, o thotë dordolec policeve. U thotë policëve kaqola, quan kandar burgun e Vaqarrit. Ky njeri ka marrë edhe kompetenca të jashtëzakonshme. Ai shantazhon të gjithë punonjësit dhe drejtuesit, ka kërkuar të shkarkojë dy- tre herë kunatin e nën kryetares së Kuvendit. Një ditë mund të plasë me këtë situatë.”