JOQ Albania
Home

“Tifozët e Barcelonës nuk e duan Grizmannin”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/05/2019 12:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Antoine Griezmann zyrtarizoi largimin e tij nga Atletico e Madridit dhe në merkaton e verës ai do sistemohet te një ekip i ri.

Mediat spanjolle raportojnë se Griezmann do të luajë me Barcelonën në sezonin e ri dhe kalimi i tij pritet të bëhet gjatë javëve në vazhdim.

Megjithatë, ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka këshilluar klubin blaugrana që të mendohet edhe njëherë para se të blejë Griezmannin, pasi sipas tij nuk vlen aq sa i është vënë çmimi.

Laporta është i bindur se as tifozët nuk e duan Griezmannin dhe se me aq para mund të blihen të rinj, të cilët mund të bëjnë më shumë punë.

Ai u shpreh:

Mendoj se shumë tifozë nuk e duan Griezmannin dhe çmimi për të është i ekzagjeruar, pasi këtu ka disa të rinj të cilët janë më premtues dhe mund të bëjnë të njëjtën gjë që bën francezi, por me çmim më të ulët.
Sigurisht që nëse arrin, unë do ta mbështes siç mbështes të gjithë futbollistët e tjerë të Barcelonës, por nuk mendoj se është një blerje e dobishme”.