JOQ Albania
Home

Ofendohet nga tifozët, trajneri serb i Bolonjës humb kontrollin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/05/2019 11:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trajneri serb, Sinisha Mijhalovic njihet nga të gjithë edhe për karakterin e tij të ashpër.

Tekiku aktual i Bolonjës ka bërë mjaft mirë te kjo skuadër që pas ardhjes së tij, pasi e nxori nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Ditën e djeshme, ai ishte në Romë për të parë pikërisht Lazion, e cila diskutonte finalen e Kupës së Italisë përballë Atalantës.

Para ndeshjes, ka ndodhur një incident në afërsi të stadiumit, teksa ishin tifozët e Atalantës të cilët në afërsi të stadiumit kanë dalluar Mijhaloviç dhe nuk nguruar ta ofendojnë.

"Cigan", ishte fjala që bëri të tërbohej teknikun serb.

Ai iu kthye tifozëve dhe ishte i gatshëm të konfrontohej fizikisht, po të mos ishte për policinë e cila arriti të ndërhynte në kohë para situata të acarohej edhe më shumë.

Megjithatë, me ndërhyrjen e forcave të rendit situata u qetësua dhe grupet e tifozëve dhe trajneri vazhduan në rrugët e tyre.