JOQ Albania
Home

Nga festat e shfrenuara, tek armët dhe tek arkivolet. Stjuardesat rrëfejnë çfarë ndodh në bordet e avionëve të luksit
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16/05/2019 11:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për shumë njerëz, të kapësh një avion është stres më vete: Shpenzim orësh të panumërta tek siguria, dhe përballja me orët e gjata në klasin ekonomik. Por diku tjetër në bordin e një avioni privat, ka komoditete nga kinemaja, te dhoma e gjumit, apo sallonet.

Udhëtimi me avion privat është një lloj privilegji që deri më sot kanë arritur ta shijojnë vetëm personat që i përkasin familjeve mbretërore, të famshmit, oligarkët dhe sipërmarrësit.

Gjithsesi ajo që e shndërron këtë shërbim në luksoz veç të tjerash është edhe prezenca e shoqërueseve të fluturimit, këto të fundit mund të punojnë edhe me orë të zgjatura në mënyrë që t’i sigurojnë klientit rehatinë maksimale.

do të duhet të bëjnë miksim kokteilesh, pastrues, asistent personal, furnizues madje edhe mbajtës qensh.

Vajzat që shërbejnë në këto mjete luksi duhet tu shërbejnë udhëtarëve për çdo nevojë, kjo bën që aftësitë e kërkuara prej tyre të shkojnë përtej aftësive, që duhet të ketë një kamariere.

Kimberley Benton, e cila ka punuar rreth 9 vite në këtë fushë, shprehet se ka qenë pikërisht dashuria e saj për udhëtimet ajo që e ka bërë ta zgjidhte këtë profesion.  Deri më tani ajo ka vizituar 130 vende në gjithë botën dhe ka vënë këmbën në 27 tipe të ndryshme avionësh biznesi.  Sipas saj shërbimi në një avion të tillë më shumë se një ofrim shërbimi është krijim përvoje.

Ajo shprehet për CNN Travel:

Ata presin që ti të jesh personale. Ata presin që ti ta dish se çfarë duan, kur e duan dhe kjo mund të jetë dicka e shpejtë që e marrin në avion, psh një Nespresso, pushimin e këmbëve dhe gazetën Sunday Times."

Sa i përket prezencës së personave të famshëm nëpër këto mjete fluturimi ajo shprehet se ka parë dhe ka fluturuar me shumë prej tyre, duke filluar nga grupe të muzikës pop, bilionerë, antarë të familjeve mbretërore, etj.

Kimberly shton:

Banda POP, mbretërore, milionerë, bilionerë, trashëgimtarë” Benton liston njerëzit me të cilët ka fluturuar. “Kam qenë me shumë njerëz që ju i shihni në TV dhe bëheni nervozë, por kur fluturoni me këta njerëz, ju e kuptoni se ata janë si gjithë të tjerët”.

Nga ana tjetër ajo tregon edhe një anë të panjohur të punës së saj. Duke folur për festat në ajër stjuardesa rrëfen se shpesh herë i duhet që edhe të kontrollojë  klientët në mënyrë që këta të fundit të mos e teprojnë me alkoolin.

Ajo shprehet:

Duhet të vendosësh një balancë, të mos i lësh të pinë shumë, por edhe të kontrollosh”.

Mary Kalymnou, një tjetër stjuardesë luksi  ka shërbyer për 13 vite për klientë të klasit të parë.

Në bord ka pasur mysafire që sjellin bizhu të shtrenjta, apo më shumë se 20 çanta pazaresh, madje edhe armë. Në disa raste, tregon se ka pasur edhe arkivolë të vdekurish në bord.

Ajo kujton:

Tre herë në karrierën time kam pasur persona të vdekur në bord – arkivolë të bërë nga ari dhe druri i shtrenjtë. Ishin tre personazhe të njohur që dukshëm po udhëtonin në luks për herë të fundit në jetën e tyre.”

Ndër eksperiencat në bord ajo tregon edhe për një rast ku një nga klientët i ka kërkuar supë peshkaqeni, teksa ishin në fluturim. Sigurisht që ka mbetur e habitur nga kërkesa, pasi kjo pjatë duhet të porositet 48 orë para se të shërbehet.

Stjuardesa shprehet:

Ishte një sfidë e vështirë, pasi ishte e ndaluar në Britani dhe pak restorante të certifikuara mund të dorëzonin porosinë. Duke pasur lidhjet e nevojshme, arrita të merrja kërkesën në bord pak minuta para se të mbërrinin udhëtarët”.

Gjithsesi pas gjithë mundit që kaloi për të bërë të mundur shërbimin e supës së peshkaqenit, ata vendosën që të konsumonin hamburgera të blerë rrugës për në aeroport.

Ajo tha:

Ky është një shembull tipik i jetës sonë të përditshme si shoqërues të fluturimeve VIP. Ne përpiqemi për mirë, edhe kur nuk është e nevojshme. Nuk ka një rrogë fikse. Ka secili një marrëveshje të vetën.”

Sa i përket pagesave, këto të fundit variojnë nga stjuardesa në stjuardesë. Pagesat fillojnë nga 190 dollarë deri në  587 dollarë në ditë, sigurisht që e gjithë kjo varet nga përvoja si dhe nga negociatat që bëhen me operatorin.