JOQ Albania
Home

Alarm në Britani, nëna shqiptare dhe vajza zhduken pa lënë gjurmë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 16/05/2019 11:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një mama shqiptare sëbashku me vajzën e saj janë zhdukur në Britaninë e Madhe.

Që prej datës 2 prill, 24-vjeçarja Sebjana Myzeqari së bashku me vajzën Enissën, janë zhdukur pa lënë gjurmë nga Doncaster.

Që prej kësaj datë ajo nuk ka përdorur kartë krediti, gjithashtu nuk ka të dhëna për kalim të kufirit.

Policia e Yorkshire është e shqetësuar për fatin e 24-vjeçares dhe foshnjes së saj.

Sipas mediave britanike, Sebjana erdhi në Doncaster tre vite më parë.

Ndërkohë Enissa ishte e regjistruar në çerdhe, ndrërsa Sebjana bënte një jetë të izoluar dhe kishte shumë pak miq në qytet.

Shqiptarja dhe vajza e saj janë parë për herë të fundit në qendrën shëndetësore "Flying Scotsman"në Doncaster.

Burimi:BBC|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania