Qytetarët kërkuan burgosjen e tij, reagon ish-drejtori i ALUIZNI-t në Vlorë: Prej 28 vitesh nuk kemi qetësi

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 16.05.2019, 11:07

Ditën e djeshme në redaksinë JOQ Albania mbërriti një denoncim nga disa qytetarë që po protestonin qetësisht para Gjykatës së rrethit Vlorë.

Protesta ishte kundër ish-drejtorit të ALUIZNI-it Egon Velaj, teksa qytetarët e akuzonin për legalizime të paligjshme.

Sakaq në denoncim thuhej:

Egon Velaj, gjatë kohës së Rilindjes, në këmbim të rryshfeteve, ka kryer legalizime të jashtëligjshme. Pronat dhe emrat e pronarëve, që sipas qytetarëve, i kanë përfituar duke rryshfetuar ish-drejtorin Velaj. Sipas tyre: – Shtetasja L.T. (Liza Tare) ka legalizuar pronë mbi një vendstrehim (bunker) gjithashti brenda oborrit të Çerdhes Shtetërore nr.15. (Ligji nr. 9482, datë 03/04/2006, "Për legalizimet, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar, përjashtohet nga legalizimi një nga rastet e mëposhtme: c) Është ngritur brenda "territorit të institucioneve publike", sipas neneve 39 dhe 42, të këtij ligji.) – Shtetasi J.M. (Jaho Mersini) ka përfituar legalizim brenda oborrit të *shkollës Publike të fëmijëve me Prapambetje të Lehtë Mendore. (Ligji nr. 9482, Neni 39, 42) – Shtetases M.Z. (Myzajete Zyrkaj) i ka legalizuar prona mbi tokën e saj (Rr. J.Grigor Mati, "Skelë"), ndërkohë që priste ta merrte pas një Vendimi Gjykate, gjithashtu pasi ALUIZNI Vlorë ishte paralajmëruar nga Drejtori i Përgjithshëm, për TË MOS i legalizuar ato prona. – Tokë bosh breg të detit, në Dhërmi. (Dyshohet të jetë Kompleksi Folie Marine) Nga një hetim prokurorie i përfunduar në muajin Shkurt 2019, ish drejtori Egon Velaj rezulton si I PANDEHUR për veprën penale "Shpërdorim Detyre", ndërkohë që ende është në gjendje të lirë dhe pa asnjë masë sigurie. Gjyqi i sotëm, nga Laurent Fuçia, bëhej për të vendosur nëse do i hapet gjyq apo jo Egon Velajt, për veprën penale që ka kryer. Ndërkohë që, pretendojnë se ky person, falë parave që ka vjedhur dhe miqësive të tij me kryetarin e PS Vlorë, Anduel Tahiraj, po ushtrojnë presion në qytet me qëllim marrjen në dorë të institucioneve kyçe. Ky presion ka rënë në kurriz të qytetarëve, duke i tërhequr nëpër gjyqe dhe duke i sjellë policinë për të liruar hapësirat që atij i interesojnë. Qyetarët thonë se këto fakte janë të mjaftueshme për të angazhuar prokurorinë në hetime të mëtejshme, në mënyrë që të mos ndihen edhe më shumë të rrezikuar nga personi në fjalë i cili, sipas tyre, po bën "luftën për një pozicion të ri pune si drejtor i hipotekës."

Video nga protesta:

Por, lidhur me këtë akuzë kundrejt Velajt, ka reagur për JOQ Albania vetë personi në fjalë. Egon Velaj shprehet se denoncuesit mbajnë të rrethuar në mënyrë të paligjshme me gardh dhe me mur thuajse 75% të pallatit ku familja e tij banon, më tej ai e quan territor të zaptuar. Dhe për këtë ish-drejtori i ALUIZNI-t ka dërguar edhe fotografi.

Egon Velaj tha për JOQ Albania:

Pershendetje JOQ. Une jam Egon Velaj nga Vlora. Duke pare qe keni publikuar nje denoncim te nje qytetare te quajtur Marsela Çaçi po ju sqaroj dhe une se si eshte problemi me kete qytetare. Familja ime eshte banore ne pallatin 1098 qe nga viti 1974 dhe prej viti 1991 personi qe ka bere denoncimin Marsela Çaçi bashke me bashkeshortin e saj Astrit Çaçi mbajne te rethuar ne menyre te paligjshme me gardh dhe me mur 75% te pallatit nr 1098 ku ne banojme. Ne kete territor te zaptuar Astrit dhe Marsela Çaçi kane ngritur nue ofiçine mekanike, nje repart rrobaqepesie dhe nje banese. Prej 28 vitesh nuk kemi qetesi sepse dite nate dhe pa orar rreh çekani, punon guri fresibel dhe digjet vajra dhe gazra nga makinat qe vijne per riparime ne ofiçinen e shtetasit Astrit Çaçi. Pallati eshte totalisht i rethuar. Nuk mund ta futet as ambulanca dhe as zjarrefiksja si dhe permbytet totalisht sa here bie shi sepse keta shtetas kane bllokuar cdo gje. Shkurt pallati 1098 ne Vlore eshte ne nje shteterrethim te vertete. Ofiçinin e ngritur jo ke shume se 1.5 meter nga banesat tona, shtetasi Astrit Çaçi e legalizon ne menyre te jashte ligjshme ne vitin 2011. Ne vitin 2018 ky shtetas pajiset me nje leje ndertimi per shtese kati ne lartesi duke bllokuar keshtu 3 nga dy dritaret e çdo apartamenti te pallatit 5 kate. Une dhe banore te tjere e kemi cuar ceshtjën ne gjykate per anullimin e kesaj leje ndertimi me arsyen se na cenonte banesat tona. Gjykata ka marre nje mase sigurimi per ndalimin e punimeve deri ne perfundim te hetimit gjyqesor me arsyetimin se kishte cenim te interesavete personave te trete. Shtetasja Marsela Çaçi bashke me burrin e saj Astrit Çaçi prej atij momenti ofendon dhe shantazhon cdo banore te pallatit me menyra nga me te ndryshmet dhe me vulgaret. Ju sqaroj se kjo qytetare bashke me bashkeshortin e saj eshte bere problem serioz dhe pengese ne jetesen e banoreve te pallatit 1098 ne Vlore. Per sa i perket periudhes kur une kam punuar ne administrate shteterore kjo shtetase eshte e lire te beje kallezim penal ne Prokurori. Gjyqi qe eshte zhvilluar sot nuk ka lidhje fare me konfliktin gjyqesor qe ne si banore kemi me zaptuesit e pa ligjshem te hapsirave publike sic jane Astrit dhe Marsela Çaçi. Faleminderit. Bashkelidhur po ju dergoj fotot e ndertimit qe Astrit dhe Marsela Çaçi duan te ndertojne ngjitur me banesat e banoreve.”

"Kjo tregon largesine reale te ndertimit te paligjshem te ndertuar nga zaptuesit Marsela dhe Astrit Çaçi."

Zoti Velaj shtoi:

Per sa i perket ndertime te tjera te jashteligjshme qe keta zaptues kane ngritur po ju dergoj nje vendim te INUV Vlore ne te cilin eshte vendosur prishja e tyre por qe nuk eshte zbatuar ende."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit