JOQ Albania
Home

Vëllai i Dybalës plas “bombën”: Do largohet nga Juventusi, ka probleme me Ronaldon
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/05/2019 10:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej kohësh, mediat italiane raportojnë se Paulo Dybala do largohet nga Juventusi në merkaton e janarit. Pas ardhjes së Ronaldos, ai ka mbetur krejtësisht në hije ndaj largimi është zgjidhja e vetme.

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe vëllai i lojtarit, Gustavo Dybala i cili ka shtuar edhe detaje të reja. Ai ka deklaruar se Paulo nuk është i lumtur dhe se ka probleme me Ronaldon, ndaj do largohet.

Deklarata e tij:

Ka shumë mundësi që Paulo të largohet nga Juventusi. Ai do të ndryshojë diçka sepse nuk është i lumtur dhe nuk është i vetmi që do të largohet pasi janë shumë që nuk ndihen të lumtur.
Jashtë fushe nuk ka probleme, por problemet me Ronaldon janë në fushë pasi kur luan me të, nuk mund të shprehësh gjithçka dhe Paolo është i ri.
Nuk mund të them nëse Dybala do të rrijë në Itali apo do të largohet jashtë. Mund të them se në Itali, ai është ndjerë shumë i qetë ndërsa tani kanë ndryshuar gjërat dhe nuk është më”.