JOQ Albania
Home

“E përdori për bordello dhe alkool”/ Adoleshenti nën moshë bën “namin” për dy vjet me pasaportën e dikujt tjetër
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/05/2019 10:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një adoleshent ka bërë çdo gjë që nuk i lejohet një personi në moshën e tij, duke përdorur një pasaportë që nuk ishte e tija.

Historia e Joe Hunter, të cilit i humbi pasaporta para dy vitesh, po bën xhiron e rrjetit.

Hunter e kishte humbur mjetin e tij të identifikimit gjatë në feste dhe si duket kishte përfunduar në duart e disa adoleshentëve të cilët u kujdesën ta përdornin mirë.

18-vjeçari Sam Cole dhe miq të tijët e përdorën ID e pasaportës për të bërë çdo gjë që nuk u lejohej.

Pas dy vitesh, kur më në fund ishte madhor në moshë, Sam i dërgoi një mesazh pronarit duke i shpjeguar se pasaportën e kishte pasur ai dhe se tashmë nuk i duhej më.

Për fat të mirë, Joe e mori situatën me sportivitet dhe u shpreh se ishte i lumtur që mjeti i tij i identifikimit kishte lejuar disa adoleshentë që të argëtoheshin.

Hunter tregon:

Po qeshja me të madhe dhe pastaj e kuptova që ai po fliste seriozisht…Mu duk si diçka për të qeshur sepse janë gjëra që i bëj dhe unë ndonjëherë. U futa në profilin e tij në Instagram dhe në pothuajse çdo foto ai kishte pije alkoolike në dorë dhe ndodhej në ndonjë event. Jam i lumtur që i ka shërbyer mirë. Mesa duket është përdorur nëpër bordello ose vende të tjera, kështu që ju lumtë.”

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania