JOQ Albania
Home

Reagon aktivistja e LSI pas një nate në qeli: Nuk e kam shkruar unë, por me plot gojën turp të kesh
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16/05/2019 10:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ana Azizaj, aktiviste e partisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, e dyshuar për  shkrimin "Turp të kesh", poshtë  banesës  së ambasadorit  të  OSBE-së, Bernd Borchardt ka thënë së fundmi se ky akt nuk është   kryer prej saj.

Mësohet se aktivistja e ka bërë deklaratën pasi ka kaluar një natë në rajonin e policisë.

“Çdo qeveri duhet t’i trembet popullit te saj. Ndaj unë zgjedh të mos hesht, unë zgjedh të protestoj. Shqipëria është e shqiptareve ndaj po vazhdoje e po them turp të keni për situatën qe jemi”, shprehet ajo në disa rreshta të shkëputura nga reagimi i saj.

Postimi i plotë:

Turp te kesh. Kjo fjali kaq e shkurter beri te ndahej Shqiperia ne dy opione kunder nderkombtareve dhe pro nderkombtareve, kunder qeverise dhe pro qeverise. Pavarsisht qe parrulla nuk eshte shkruar nga mua une e them me plot gojen Turp te kesh. Ne Shqiperi mendoje nuk eshte momenti te ndahemi ne gjysme, jemi ne situaten ku askush nuk do te jetoje me ne Shqiperi, jemi ne gjendjen ku askush nuk do te shkollohet ne Shqiperi, jemi ne situate ku askush nuk beson me ne sistemin tone te drejtesise, jemi ne situaten ku askush seshte me i sigurte ne Shqiperi, jemi ne situaten ku askush se di cprodhime ushqimore konsumon me ne Shqiperi, jemi ne situaten ku vazhdojne te duan te na coptojne kufinjte, jemi ne situaten ku rinia nuk punesohet ne Shqiperi, jemi ne situaten ku profesioni i mjekut eshte rrenuar ne Shqiperi, jemi ne situaten ku artin mundohen ta zhdukin ne Shqiperi, jemi ne situaten ku duhet te jemi NJE. Nuk ka rendesi qeveria, nuk ka rendesi flamuri partiak nuk ka rendesi mendimi i atyre qe komentojne anglisht per situaten ne Shqiperi, e verteta eshte Shqiperia nuk eshte mire. Nuk ka rendesi reforma qe nderrmerret kur vazhdon i sherben Rilindjes, nuk ka rendesi vetingu kur i sherben Rilindjes, nuk kane me rendesi fotot dhe vidiot 3D per te menduar qe Shqiperia eshte mire, nuk kane me rendesi batutat e Kryeministrit, rendesia ne kete moment eshte Shqiperia. Cdo qeveri duhet ti trembet popullit te saj. Ndaj une zgjedh te mos hesht une zgjedh te protestoj. Shqiperia eshte e shqiptareve ndaj po vazhdoje e po them turp te keni per situaten qe jemi."