JOQ Albania
Home

“Më i dobëti i ndeshjes”, mediat bëjnë për ujë të ftohtë Berat Gjimshitin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/05/2019 10:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lazio fitoi mbrëmjen e djeshme Kupën e Italisë, ndërsa dy lojtarët shqiptarë, Berat Gjimshiti me Atalantën dhe Thomas Strakosha me Lazion ishin protagonistë në fushë me skuadrat respektive.

Në fund, Strakosha u shpall fitues i trofeut

Sipas “Eurosport”, paraqitjet e të dy futbollistëve kanë qenë krejtësisht të ndryshme, pasi portieri ishte i saktë në momentin e vetëm që iu desh të ndërhynte, ndërsa mbrojtësi kishte gabuar në vazhdimësi, duke rezultuar lojtari më i dobët i sfidës.

"Berat Gjimshiti 4,5 – Shumë gabime, sidomos në pjesën e dytë ku gradualisht arrin të humbasë toruan. Një rrëshqitje e tij e bujshme arrin të shpëtohet në momentin e fundit nga Palomino, por pastaj humb duelin ajror me Milinkoviç-Saviç, i cili nuk fal. Nga më të dobëtit e ndeshjes”, shkruhej për paraqitjen e mbrojtësit nga portali i rrjetit të njohur.

“Thomas Strakosha 6 – I kalojnë djersë të ftohta kur De Ron godet shtyllën. I aftë për t’i thënë “jo” Kastanje në fillimin e pjesës së dytë, e vetmja pritje e ndeshjes së tij”, shpjegon “Eurosport” notën që i ka vënë portierit shqiptar.