JOQ Albania
Home

30-vjeçari vetëplagoset me thikë dhe kyçet në shtëpi
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16/05/2019 10:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është mësuar se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Naftëtari” në qytetin e Patosit.

Zhan Xhelaj, 30 vjeç ka qëlluar veten me thikë dhe më pas është kyçur në banesën e tij, në katin e gjashtë të pallatit ku jeton në orët e para të mëngjesit.

Foto ilustruese

Familjarët e tij po mundohen të negociojnë me të pasi është plagosur dhe ka marrë plagë të rënda në trup.

Mësohet se i riu vuante prej kohësh nga depresioni dhe ky ka qenë shkaku që ka lënduar veten.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat të shumta policie, ambulanca si dhe forcat zjarrfikëse.