JOQ Albania
Home

Habit Murrizi: Rama e Basha duan të ‘fejohen’ por u duhet një shkues në mes
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16/05/2019 0:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deputeti i ‘opozitës së re’ Myslim Murrizi, ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Rama dhe të kryedemokratit Basha duke u shprehur se që të dy po kërkojnë një shkues që të ‘fejohen’.

Murrizi ndër të tjera ka thënë se Basha dhe Rama, po sillen si fëmijë tekanjozë të cilët kërkojnë ndihmën e ndërkombëtarëve për të zgjidhur problemet e tyre.

Deklarata e Murrizit:

Basha dhe Rama sillen si fëmijë tekanjozë që vjen një ndërkombëtarë dhe i kap për veshësh dhe i ulë në tavolinë. Edhe sinjalet e fundit, ata po luten që t’i kapë dikush për veshësh, pra këta duan një teto që t’i kap për veshësh. Deklaratat e djeshme të Ramës dhe të Bashës, shoh se këto duan të kenë një shkues në mes, që të bëjnë fejesën, nuk e di se kur, a do e bëjnë me ceremoni të vogël, a do e bëjnë dasmë, apo me tam-tame, këtë nuk e di”.

I ftuar në emisionin Arena, deputeti Muslim Murrizi ka bërë llogaritë e votave që i mungojnë PD nga viti 2013 deri në 2017.

Murrizi tha se PD i kanë munguar në vitin 2017, 70 mijë vota, që sipas tij kanë shkuar tek LSI dhe PDIU.

Murrizi shtoi se:

LSI ka pasur 180.470 vota në 2013, 225.975 vota në 2017, PD ka pasur 528.873 në 2013, 456.604, pra PD ka rënë me 70 mijë vota.  70.064 vota ka marrë PDIU-ja në 2017, nga 44.900 që ka psur në 2013. pra 30 mijë vota është ngritur PDIU, dhe 40 mijë LSI, 70 mijë vota, dhe këto 70 mijë vota i mungojnë Partisë Demokratike”.