JOQ Albania
Home

Helmimi i 150 banorëve në Bulqizë, ISHP nxjerr rezultatin: Nuk është nga uji i pijshëm
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15/05/2019 23:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Instituti i Shëndetit Publik shprehet se helmimi i 150 banorëve të Bulqizës nuk ka ardhur nga uji i pijshëm.

Sipas analizave zyrtare të ISHP helmimi nuk ka ardhur nga uji, ndërsa në zonën e lagjes së vjetër të Bulqizës ka nisur një hetim tek pesticidet në fruta-perime apo ndonjë problem të mundshëm higjeno-sanitar në furrat e bukës së kësaj zone.

Rreth 10 ditë më parë, mbi 150 banorë të Bulqizës përfunduan në spital pas disa komplikacioneve shëndetësore, për të cilat fillimisht u tha se ishin shkaktuar nga uji i pijshëm.

Ekspertët e ISHP morrën mostra të ujit dhe i sollën në Tiranë për analiza, ndërsa banorët u urdhëruan të mos e përdorinin më ujin që u shkonte në cezma, deri në daljen e rezultateve.