Deputeti i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi, pas orës së një kompanie me emër, ka dhe një tjetër objekt personal me shumë vlerë.
Ai tha se ka një telefon i cili kushton 7 mijë euro.
Gjuzi theksoi se telefoni që ka në dorë është i partisë Konservatore.
Kujtojmë që Gjuzi u bë mjaft i famshëm për shkak të këmbënguljes së tij për të marrë mandatin e deputetit, aq sa u bë dhe i bezdisur edhe për anëtarët e KQZ.
Por bëmat e Gjuzit vijuan edhe më tej, kur deklaronte se ka lidhje me amerikanët pasi mban orë e kompanisë me emër.
Gjuzi gjithashtu ka dhënë edhe detaje të tjera nga jeta e tij, një ndër to edhe se ka qenë student i mirë.
Ai deklaroi se e ka patur mesataren 8.2.