JOQ Albania
Home

Adoleshentja i jep fund jetës, pasi sondazhi në internet u votua 69% “Po” që të vetëvritej
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15/05/2019 22:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 16-vjeçare u gjet e vdekur në një qytet të Malajzisë, pasi kishte hapur një sondazh në internet ku i pyeste ndjekësit nëse duhej të vetëvritej apo jo.

Vajza kishte postuar një mesazh në Facebook ku kishte thënë: 

U lodha. Dua t’i jap fund jetës.”

Më pas ajo kishte përdorur një aplikacion sondazhesh në Instagram, për 24 orë.

Largimi i saj nga jeta nxiti një avokat që të sugjeronte se ata që votuan vdekjen të shpalleshin fajtorë për nxitjen e vetëvrasjes. Ndërkohë, drejtuesit e rrjetit social Instagram nuk kanë marrë ende një vendim për ngjarjen që tronditi gjithë botën.

Vdekja e vajzës ka hapur debate të shumta në lidhje me kujdesin që jepet nga autoritetet për shëndetin mendor.

Një nga arsyet se pse ishte vetëvrarë, ishte martesa e të atit me një grua tjetër.

Thuhet se një nga personat që e gjetën trupin poshtë ndërtesës prej ku u hodh, ishte pikërisht i vëllai.