JOQ Albania
Home

Atalanta nuk ia del dot, Lazio e Strakoshës fiton Kupën e Italisë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/05/2019 22:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha nuk ia dalin dot me Atalantën e tyre të fitojnë Kupën e Italisë, pasi është Thomas Strakosha me Lazion e tij që ka ngritur lart këtë trofe.

Gardiani kuqezi ka fituar këtë radhë si protagonist absolut këtë trofe të rëndësishëm për klubin italian.

Portieri shqiptar ka dhuruar një tjetër paraqitje bindëse ndaj Atalantës në këtë duke ruajtur të paprekur rrjetën në suksesin 2-0.

Milinkoviç-Saviç dhe Korrea ishin dy autorët e golave të këtij suksesi të cilët si sollën suksesin e madh Lazios.

Goli i zhbllokimit erdhi vetëm në minutën e 82-të, ku gjatë një goditje këndi, serbi Milinkoviç-Saviç, i mori kohën Gjimshitit në zonë, dhe goditi për të gjetur rrjetën.

Goli i dytë dhe i vulosjes erdhi në minutën e 90-të me Correan, pas një kundërsulmi perfekt personal.

Kryeqytetasit e mbajtën këtë fitore, dhe në fund fituan Kupën e Italisë, duke shpëtuar në një lloj mënyre gjithë sezonin.