JOQ Albania
Home

Sassuolo vendos rekord, lë pas Juventusin, Bayernin dhe PSG-në
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/05/2019 22:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pavarësisht se është një ekip modest në Serinë A, Sassuolo ka vendosur këtë sezon një rekord absolut sa i përket kampionateve europiane.

Me golin e realizuar nga Bourabia të dielën kundër Torinos, numri i lojtarëve të Sassuolos që kanë shënuar gol në këtë kampionat ka shkuar në 19-të.

Padyshim një rekord europian.

Vendin e dytë e mban Borussia Dortmund me 18, ndërsa pas tyre ndjekin në renditje Bayern Munich, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Roma, të gjitha me 17 golashënues të ndryshëm.