JOQ Albania
Home

Rrëzohet mes Sarandës turistja suedeze dhe thyen hundën për shkak të trotuarit të ngushtë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/05/2019 21:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në Sarandë.

Mësohet se një turiste suedeze është rrëzuar teksa ishte duke ecur në trotuarin e rrugës ‘’Turizëm – Kanali i Cukës’’.

Dëshmitarët që kanë qenë të pranishëm aty kanë thënë se ajo ka pësuar dëmtime serioze në fytyre duke thyer hundën.

Po ashtu sipas tyre mësohet se shkak i rrëzimit është bërë trotuari shumë i ngushtë ku turistja ishte duke ecur.

Personat që kanë parë turisten të rrëzohet kanë njoftuar ambulancën.

Turistja suedeze është duke u transportuar drejt spitalit.