JOQ Albania
Home

Kanë humbur shpresën, të rinjtë gjithë sy e veshë për të mësuar sesi iket nga Shqipëria
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/05/2019 21:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të rinjtë shqiptarë po largohen çdo ditë nga Shqipëria.

Përpara dyerve të ambasadave shikon çdo ditë dhjetëra të rinj, të cilët duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre larg Shqipërisë.

Shqipëria nuk u jep atyre asnjë mundësi për të punuar dhe jetuar.

Ndërkohë ditën e sotme një avokat amerikan ka orgauzuar një seancë këshillmore për pajisjen me vizë amerikane, shkruan nisma Thurje.

Të rinj të panumërt ishin mbledhur në sallë për t’u këshilluar, për të ikur njëherë e mirë nga ky vend. Numri i tyre do të ishte edhe më i madh, nëse do të ishin informuar më parë për këtë konferencë.

Rinia po largohet, pasi ka humbur shpresën në këtë vend. Shqipëria nga ana tjetër pret që t’i hapen negociatat në shtator, pasi qershori me shumë mundësi është djegur si opsion.

Nuk dihet nëse edhe në shtator do të hapen apo Europa do të në i shtyjë sërish. Nuk dihet nëse do të ketë më këmb të riu në Shqipëri, kur BE-ja të hapë negociatat.