JOQ Albania
Home

‘Përtacia’ mund të jetë sëmundje, ky është paralajmërimi i frikshëm që japin mjekët
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/05/2019 21:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse ndjeheni gjatë gjithë kohës të lodhur dhe sikur nuk keni dëshirë të bëni asgjë mund të jeni duke vuajtur nga një sëmundje e ‘heshtur’.

Zakonisht merret thjesht si përtesë, por në fakt lodhja kronike mund të dëmtojë rëndë jetën e një personi.

Shumë shpesh njerëzit bëjnë shkaka duke thënë që kanë “lodhje kronike” kur nuk nuk kanë dëshirë të bëjnë asgjë, por sipas mjekëve, kjo gjë nuk duhet nënvlerësuar.

Sipas studimit të postuar në uebsajtin ME Action, të paktën 15 deri në 30 milionë njerëz nga e gjithë bota vuajnë nga ME/CFS.

Për fat të keq, vetëm 5 për qind e tyre mund të shërohen pasi shumica e të sëmurëve i neglizhojnë simptomat.

ME/CFS është një sëmundje komplekse e cila prek trurin, sistemin autonom nervor dhe atë kardiovaskular.

Pavarësisht këtyre, pacientëve me lodhje kronike u thuhet shpesh se po i sajojnë të gjitha në kokën e tyre.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania