JOQ Albania
Home

Basha: Zonja Spiropali është pjesë e dosjes së Xibrakës
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/05/2019 21:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lëshuar akuza shumë të forta dhe të rënda ndaj Ministres për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Basha ka deklaruar se Spiropali Spiropali është pjesë e dosjes së Xibrakës. Po ashtu kreu i PD-së, Basha reaguar edhe deklaratave të Gjylametit dhe Spiropalit, të cilat u shprehën se gazeta ‘’Bild’’ merret me mashtrimet e Opozitës.

Kujtojmë këtu se gazeta ‘’Bild’’ shkroi një artikull jo më larg se dje se:

Shqipëria është një shembull kryesor i një vendi kaosi, në duart e një gangsteri. Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga parlamenti. Për dy vite nuk ka një gjykatë kushtetuese.’’

Ndërsa Basha ka thënë se Gjylameti doli për të mbrojtur shefin e saj dhe se për këtë gjë e besojnë të gjithë.

Më tej ai ka thënë:

Zonja Spiropali është pjesë e dosjes së Xibrakës. Këta nuk kanë asnjë besueshmëri. Përveç Gjylametit të shkretës që e kanë caktuar për të mbrojtur shefin e saj. Parlamenti është produkt i votës së diktuar nga krimit. Jemi në kushtet e grushtit të shtetit.”