JOQ Albania
Home

Shqipëria humb 110 milion euro nga tekat e Ramës, cilat ishin tre shtyllat e vendimit të Arbitrazhit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/05/2019 21:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykata e Arbitrazhit në Washington i dha një goditje të fortë shtetit shqiptar. Bëhet fjalë për konfliktin ndërmjet shtetit shqiptar dhe pronarit të Agon Channel, Francesco Becchettit.

Prokuroria vendosi të bllokojë asetet e biznesmenit italian, përfshi këtu edhe televizionin Agon Channel, duke i cilësuar aktivitetet e Becchettit, si pastrim parash.

Pas këtij vendimi, Becchetti paditi shtetin shqiptar në Gjykatën e Arbitrazhit.

Kjo e fundit vendosi në favor të biznesmenit italian, duke e detyruar shtetin shqiptar t’i paguajë Becchettit 110 milion euro si dëmshpërblim.

Në dosjen me rreth 60 fashikuj, emri i Edi Ramës përmendet 18 herë.

Tre kolonat e vendimit të Arbitrazhit, sipas Hashtag.al, janë:

1 – Agon Channel u shkatërrua me një aksion të udhëhequr nga Edi Rama, për shkak të pozicionit si media oponente e tij.

2 – Edi Rama në mënyrë direkte personale ka nxitur një sulm anti-ligjor ndaj interesave të biznesmenit Becchetti.

3 – Është e provuar se Becchettit, televizionit dhe interesave të tij të biznesit, u është mohuar çdo e drejtë elementare për të pezulluar vendimet arbitrare dhe është vërtetuar se të gjitha këto veprime antiligjore arbitrare të dirigjuara nga Edi Rama, janë të gjitha të mbështetura mbi një pandehmë që Gjykata e Arbitrazhit e ka verifikuar si mashtrim.

Nëse Shqipëria do të kishte adoptuar ligjin, ku nëse emri i një kryeministri përmendet më shumë se 10 herë në vendimet e Strasburgut apo Arbitrazhit, ndaj tij duhet të nisë një procedim penal, Rama duhet të ishte tashmë zyrtarisht nën hetim. Por për fat të mirë të Ramës Shqipëria nuk e ka adoptuar këtë ligj dhe ai vazhdon me tekat e tij, të cilët i rëndojnë në kurriz shqiptarëve.

Për të parë vendimin klikoni këtu.