JOQ Albania
Home

‘’Këto tabela janë bërë shumë problem në jug’’/ Qytetarët lyejnë me bojë të zezë tabelën në gjuhën greke
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/05/2019 21:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vetëm disa ditë më parë media greke  ‘’ProNews’’ shkroi se Edi Rama u ‘’përkul’’, pasi tabelat në gjuhën greke u vendosën sërish në jug të vendit tonë.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Katrougalos deklaroi se do të ndërmerret çdo veprim ligjor i mundshëm për të mbrojtur grekët etnikë në Shqipëri.

Por, ai nuk është ndalur me kaq, pasi paralajmëroi se në qershor Greqia mund të bllokojë integrimin e Shqipërisë nëse ajo nuk tërhiqet.

Kurse sot në redaksinë e JOQ Albania një qytetar ka nisur disa foto, në njërën prej të cilave shikohet se njëra prej këtyre tabelave është lyer me bojë të zezë.

Qytetari që ka nisur foton në redaksinë e JOQ Albania shkruan se këto tabela janë bërë shumë problem në jug të vendit.

Mesazhi i tij:

Pershendetje JOQ! Fotot i kam bere sot ne rugen sarand delvin  sot ne oren 6 -30.  Keto tabela jan ber shum problem ne jug.’’

Kujtojmë këtu se nga qeveria greke disa kohë më parë, pati një reagim shumë të ashpër për çështjen e pronave të minoritetit helen në vendin tonë.