Infermieri apel, pasi denoncoi mosfunksionim e ashensorëve në Spitalin e Traumës: Të denoncojnë parregullsitë e qëllimshme që ndodhin

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15.05.2019, 20:32

Ditën e djeshme, infermieri Frrok Bardhi shkroi në redaksinë e JOQ Albania dhe tregoi se në Spitalin e Traumës në Tiranë nuk funksionin ashensorët.

Kurse mbrëmjen e sotme, ai ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe thotë se sot janë marrë masa me vrap për t’i rregulluar.

Në mesazhin e tij Bardhi u bën apel qytetarëve se kur shikojnë raste të tilla duhet t’i denoncojnë ato.

Po ashtu ai bën me dije se drejtori i spitalit të Traumës është një djalë i mirë, por sipas Bardhit ai është në vendin e gabuar.

Më tej ai shkruan se problemet në spitalin e Traumës në Tiranë, por edhe në gjithë spitalet e tjera në Shqipëri janë të pafundme.

Mes rreshtave ai shkuan edhe se drejtori i spitalit të Traumës në Tiranë se i gjithë stafi i spitalit ndihet i nënvlerësuar nga kryeinfermierja që ai ka vënë për të drejtuar spitalin.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje JOQ Albania! Jam Infermieri denocues dhe rrefuzues i sistemit te kalbur dhe fasad shendetsor ne Shqiperi Frrok Bardhi. Falenderime nga disa Bluza te Bardha te Spitalit te Traumes, me vijne ne mesazhe ne fb,dhe ne telefon ,por edhe telefonata. Pas denoncimit te mbremshem ne faqen tuaj te nderuar,per mosfunksionimin e dy nga tre Ashensorve ne Spitalin e Traumes,sot me shpejtesi jane vene ne levizje per te riparuar pikerisht keta Ashensor. Dua ti them drejtorit te Spitalit te Traumes A. Z., se Ti je nje djale i mire,por ti je ne vendin e gabuar. Edhe dicka, drejtorit,personeli ndjehet nen presion dhe i nenvlersuar nga Kryeinfermierja te cilen ti e ke sjelle sapo erdhe ne drejtim te Spitalit. Sot je drejtor,e neser do jesh nje mjek i thjesht si gjithe te tjeret, keshtu qe jeta eshte portokalle mos u bej djal i kec, pasi nuk je i tille. Problematikat ne Spitalin e Traumes por edhe ne te gjithe Spitalet e vendit jane te pafundeme, keshtu qe mundohu sa te mundesh te rregullosh ato c'fare ke mundesi. Ti je djale i mire,dhe duhet te kuptosh qe edhe une, dua qe ky vend te behet prandaj denoncoj ne media problematikat e Sistemit te kalbur dhe Kancerizuar te Shqiperise. Pas denoncimit te mbremshem per msofunksionimin e ashensorve,sot me vrap kane marre masa per ti rregulluar,keshtu qe te gjithe qytetaret duhet te denocojne parregullsite e qellimshme qe ndodhin me jeten e tyre.’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit