JOQ Albania
Home

Ra në “rrjetën” e policisë, shqiptari kapet me 14 mijë euro kokainë të pastër në makinë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/05/2019 19:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shtetas shqiptar është kapur në Itali me kokainë të pastër në makinë.

Sipas autoriteteve italiane, nëse do të kishte dalë në treg, kokaina do t’i sillte shqiptarit një fitim prej 14 mijë eurosh.

Karabinierët i kanë sekuestruar shqiptarit plot 195 doza kokaine.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte rezident në Deruta.

Ai ishte një person i njohur nga policia italine, për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Pasditen e 14 majit, Gjykata e Spoletos ka vendosur arrest shtëpiak për shqiptarin, i cili do të dalë në gjyq më 28 maj.

Burimi: Perugiatoday| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania