JOQ Albania
Home

Flet sociologu pas shoqërimit të studentes që shkroi parullën për Boschardt: Duhet të ishte Ambasador në Korenë e Veriut
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/05/2019 19:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sociologu Ergys Mërtiri ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një interviste.

Ai ka folur në lidhje me shoqërimin e studentes që shkroi parullën kundër ambasadorit të OSBE-së, Bernd Boschardt.

Sociologu ka deklaruar gjatë intervistës në ‘’fax news’’ se nuk mund të arrestohen njerëzit pse shprehin mendimin e tyre.

Po ashtu ai ka thënë se ambasadori, Boschardt e meriton reagimin që patën studentët ndaj tij.

Më tej ai ka thënë:

Arrestohen njerëz pse hedhin parulla. Sipas mendimit tim, Boschardt e meriton plotësisht reagimin që patën të rinjtë. Një person shoqërohet në polici, kur ai ka kryer një vepër penale. Unë nuk e kuptoj se çfarë vepre penale ka kryer vajza. Më duket qesharake nëse e kanë arrestuar, vetëm nëse ajo ka shkruar në mure. Akoma më qesharake më duket nëse është arrestuar me akuzat se është një kërcënim. Nëse të rinjtë u arrestuan se, shprehën një mendim të tyrin, atëherë duhet të jetë Boschardt ai që duhet të kërkojë lirinë e vajzës, pasi u arrestua në emër të tij. Nëse ai nuk përfaqëson vlerat e demokracisë, atëherë ai duhet të ishte Ambasador në Korenë e Veriut.”

Kujtojmë këtu se disa ditë më parë në hollin e pallatit ku jeton ambasadori i OSBE-së u shkrua “Boschardt Shame on you’’.