JOQ Albania
Home

Ekonomisti flet hapur, tregon çfarë duhet të ndodhë me Ramën nëse Arbitrazhi ka penalizuar Shqipërinë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/05/2019 19:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak orë më parë në media u përhap lajmi se Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka vendosur pro Francesco Becchettit, në padinë që ky i fundit bëri ndaj shtetit shqiptar.

Si palë humbëse, Gjykata e Arbitrazhit ka vendosur që Shqipëria duhet t’i paguajë 110 milion euro dëmshpërblim pronarit të Agon Channel.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar ekonomisti Pano Soko. Ky i fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është shprehur se nëse lajmi është i vërtetë, Rama duhet të japë dorëheqjen.

Më tej ai ka shtuar se ndaj Ramës duhet hapur gjithashtu procedim penal, për shpërdorim detyre me kosto për buxhetin e shtetit, si dhe duhet t’i sekuestrohet pasuria.

Sipas Sokos, nëse nëse kjo gjë ka ndodhur në të vërtetë, asnjë prokurori dhe gjykatës nuk ka për t’u lodhur, pasi mjafton që hapë gjyqin, të shpallë dënimin dhe ta çoj më pas Ramën në burg.

Reagimi i plotë

Po lexoj lajmin për çështjen e njërit prej gjyqeve në Gjykatën e Arbitrazhit që kompania e Becchetitt ka hapur ndaj shtetit shqiptar. E kërkova te faqja e ICSID, por vendimi nuk ishte zbardhur ende. Fillimisht duhet pritur zbardhja e vendimit nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit. Nëse vërtet Gjykata e Arbitrazhit ka penalizuar Shqipërinë për çështjen e mbylljes së Agon Channel, siç po pretendojnë burime gazetash të ndryshme, atëherë ky është kusht juridik që Kryeministri jo vetëm duhet të japë dorëheqjen, jo vetëm që duhet hapur proçedim penal për shpërdorim detyre me kosto për buxhetin e shtetit, por duhet t’i sekuestrohet gjithë pasuria deri në likujdimin e plotë të shumës. Pra, nëse gjoba që ka marrë shteti shqiptar është 110 milionë € (sa pretendohet nga disa media) atëherë fajtorit të gjetur në vendimin e gjykatës (pra Kryeministrit) duhet t’i sekuestrohet shtëpia, pasuritë e tjera të vetat dhe të familjes dhe çdo gjë deri në masën sa të shlyejë gjithë detyrimin që i lind shtetit prej veprimit të paligjshëm të tij, të gjetur si të tillë nga një Gjykata. Dhe ky do të ishte një rast e zeza mbi të bardhë për cilindo prokuror apo gjykatës. Një gjykatë ndërkombëtare ka gjetur si të paligjshëm veprimet e qeverisë dhe Kryeministrit, kështu që asnjë prokuror dhe asnjë gjykatës as ka për t’u lodhur fare me çështjen, veç të hapi gjyqin, të shpallë dënimin dhe ta çojë në burg.