JOQ Albania
Home

‘’Nga 10 muaj për armëmbajtje pa leje deri tek gjobat’’/ Këta janë kandidatët e PS-së që janë dënuar
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/05/2019 18:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit na ndan shumë pak kohë. Kujtojmë këtu se Partia Socialiste bëri publike dhe listën e emrave që do të garojnë për këto zgjedhje.

Edhe kryeministri Edi Rama vlerësoi kandidatët socialistë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Gjatë ditës së sotme KQZ ka nisur skanimin e pastërtisë së figurave të këtyre kandidatëve, bazuar në ligjin e dekriminalizimit.

Në këtë listë ka pasur edhe disa figura të cilët kanë pasur dënime penale. Midis tyre është Agron Malaj, i cili ka qenë gardist më 21 Janar.

Malaj është kandidat për Bashkinë e Matit. Ai ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim prej 10 muajsh për armëmbajtje pa leje.

Ky dënim nuk e ndalon atë të garojë për bashkinë e Matit.

Por edhe kandidatë të tjerë kanë deklaruar dënime të ndryshme kryesisht me gjobë.

Ata janë Adriatik Zotkaj, i cili garon  për Bashkinë e Poliçanit, Tërmet Peçi cili garon për bashkinë e Tepelenës dhe Pali Kolevski në Pustec.

Sjellim në kujtesë se për secilin kandidat që garon në këto zgjedhje për t’u bërë kryetar bashkie , KQZ kërkon informacion nga Drejtoria e Burgjeve, ajo e Gjendjes Civile dhe Zyra e Gjendjes Gjyqësore.