JOQ Albania
Home

Rilindja sulmon “Bild”/ I shau “Skënderbeun”, Gjylameti mbron Ramën me shpatë në dorë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/05/2019 17:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme gazeta prestigjoze gjermane "Bild" publikoi një shkrim, ku e quante kryeministrin Edi Rama një gangsterr në krye të shtetit të mafias.

Në shkrim përmendej lidhja me trafikun e drogës të dy ish-ministrave të Brendshëm, Tahiri dhe Xhafaj. Ky artikull nuk është pritur mirë nga socialistët, të cilët në këto raste vihen në garë me njëri-tjetrin për të mbrojtur Ramën.

Në shumë raste kemi parë ministren Spiropali si një mbrojtëse të ethshme të Ramës, që e ka quajtur madje Skënderbe, por kësaj radhe ka reaguar deputetja Blerina Gjylameti.

Kjo e fundit e ka quajtur median gjermane të paguar dhe të vënë në funksion të atyre që nuk e duan Shqipërinë. Sipas saj ky artikull nuk është i besueshëm, pasi dëshmitar është një ish-ministër i opozitës.

Ndër të tjera ajo shtoi se kjo është një strategji pa vizion e opozitës. Pas sulmit ndaj mediave shqiptare, tashmë Rilindja ka nisur fushatën ndaj mediave të huaja.

Në lidhje me artikullin ka folur edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ky i fundit është shprehur se shkrimi është rezultat i investigimeve të gazetarit. Manjani tha më tej se askush nuk mund të anashkaloj një shkrim në një media gjermane, ndërsa shton se opozita e ka bërë Shqipërinë pjesë të axhendave të Europës.