JOQ Albania
Home

Përfaqësuesit fetarë në Shqipëri bëjnë apelin e fortë: I lutemi Zotit që t’u japë mend politikanëve të sotëm
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/05/2019 17:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në vendin tonë divorcet janë shtuar ndjeshëm. Në krahasim me fundin e viteve 90’ ky fenomen është dyfishuar në vendin tonë.

Kurse sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT vetëm në vitin 2017 janë kryer 4500 divorce gjatë këtij viti.

Nga ana tjetër përfaqësues Komuniteteve Fetare në një konferencë të përbashkët kanë bërë një apel ndaj shqiptarëve.

Foto ilustruese

Ata kanë thënë:

Zhvillimi i demokracisë dhe kapitalizmit ka ndërtuar kultin e individit dhe shpirtin e pavarësisë dhe kjo ka bërë që marrëdhëniet familjare të dobësohen dhe familja si institucion të vihet në pikëpyetje. Ndaj para nesh gjendet sfida e ruajtjes tradicionale të familjes.”

Por gjatë konference përfaqësuesit fetar në Shqipëri kanë folur edhe sistemin politik në vendin tonë, duke bërë një apel të fortë ndaj politikanëve të sotëm.

Ata kanë deklaruar:

I lutemi Zotit që t’u japë mend politikanëve të sotëm se gjykojmë se shumë drama familjare lidhen me vështirësitë ekonomike.”

E në fakt duhet thënë se shumica e çifteve shqiptare kanë shkuar drejt divorcit prej probleme ekonomike dhe varfërisë.