JOQ Albania
Home

Kanë 50 vite bashkë/ 76-vjeçari nga Erseka tregon sekretin: Është dashuria e mirëkuptimi dhe përqendrimi për t’i zgjidhur hallet së bashku
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/05/2019 16:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Historia e Vangjel Demirit dhe e gruas së tij është mjaft frymëzuese. E themi këtë, pasi prej 50 vitesh ata kanë arritur të përballen me çdo sfidë që u ka sjellë jeta.

Prej 50 vitesh ata jetojnë bashkë dhe thonë se janë njësoj të dashuruar si ditën e parë.

Me çantat e pazarit në duar ata dalin shpesh në lagjen ku jetojnë prej 40 vitesh.

Vangjel Demiri shprehet kështu:

Kemi 50 vjet bashkë, tre fëmijët i shkollova këtu dhe janë dy inxhinierë dhe një mjeke, në shkolla publike.’’

Në Tiranë, ai erdhi kur ishte vetëm 12 vjeç. Vangjeli erdhi nga Erseka dhe sipas asaj që tregon ai nuk kishte askënd, kur erdhi në Tiranë.

Më tej ai tregon:

Asnjë njeri nuk kisha në Tiranë. Isha jetim. Nëna kishte 4 fëmijë. Erdha në Tiranë, mbarova të lartën për inxhinieri.”

Ata janë bërë tre herë gjyshër. Po ashtu Vangjeli ka treguar se si e njohu gruan e tij, Razijen me të cilën ka 50 vite:

E mora me një boçe rrobash, pa dasëm. Kisha marrë shtëpi dhe ishte bosh.”

Vagjeli ka punuar për shumë vite nga veriu në jug të Shqipërisë si inxhinier për ndërtimet në tokë. Kurse gruaja e tij, Razija e cila është nga Tirana ka punuar në Tiranë si shefe kuzhine.

Vangjeli shprehet kështu:

Sekreti i jetëgjatësisë është dashuria e mirëkuptimi, dhe përqendrimi për t’i zgjidhur hallet së bashku, pa ju kthyer kurrizin.’’

Ai është 76 vjeç kurse gruaja e tij Razija është 66 vjeç. Por edhe pse ata e nisën jetën duke mos pasur asgjë në shtëpinë e tyre, arritën t’ia dilnin mbanë t’i bënin ballë çdo sfide.