JOQ Albania
Home

Qazim Sejdini s’do të iki përfundimisht nga Bashkia e Elbsanit/ Ky është posti për të cilin është kandiduar vajza e tij
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/05/2019 15:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa shumë pak kohë na ndan nga zgjedhjet e 30 qershorit, Partia Socialiste ka bërë publikë emrat që do të garojnë për zgjedhjet vendore.

Qazim Sejdinit, i cili e ka drejtuar bashkinë e Elbasanit prej tre mandatesh nuk do të garojë më për këtë post.

Nga ana tjetër interes ka ngjallur lista e kandidatëve të Partisë Socialiste për në këshillin bashkiak të bashkisë Elbasan.

Mësohet se kjo listë është dorëzuar që prej tre ditësh në KQZ, por ende nuk është bërë publike nga strukturat e Partisë Socialiste.

Po ashtu e ditur bëhet se prezantimi i kësaj liste do të bëhet nga vetë Taulant Balla dhe kandidati Gledian Llatja. Sipas ‘’fax news’’në këtë listë janë përfshirë personalitete nga fusha të ndryshme si dhe nga Universiteti i Elbasanit.

Midis tyre sipikat emri i Dekanes së Fakultetit Ekonomik Imelda Sejdini, e cila është vajza e Qazim Sejdinit.

Në këtë listë janë të përfshirë edhe emra si Rovena Islami, Eva Bica. Por, nuk mungojnë as emrat që kanë qenë edhe në mandatin e kaluar si mjekja Irena Palloshi, juristja Luiza Popja, Brunilda Fingo si dhe Ana Muça, Jana Sinani, Enerjeta Ferra.