JOQ Albania
Home

U bë zv/ministër me doktoraturë plagjiaturë, Rama e bën kandidat për Bashkinë e Beratit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/05/2019 15:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të shtunën e kaluar u zhvillua mbledhje e kryesisë së PS-së, nga ku dolën edhe emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Emrat e përzgjedhur nga Rama surprizuan jo pak opinionin publik, pasi në mesin e tyre ishte aktori Erion Isai, ish-gardisti i 21 janarit, Agron Malaj, apo Dionis Imeraj, pjesë e dosjes hetimore për blerjen e votave në Dibër.

Një emër tjetër që habiti jo pak, ishte edhe Ervin Demo, ish-vz/ministër i Arsimit. Ky i fundit kadidon nën siglën e PS-së në Berat. Demo u shkarkua nga posti i tij në ministrinë e Arsimit, pasi u kap në plagjiaturë.

Ishte studiuesi Taulant Muka i cili zbuloi me prova dhe fakte, që doktoratura e Demos ishte e vjedhur. Normalisht, pasi u kap në plagjiaturë, Demos duhej t’i hiqej titulli shkencor, si dhe duhet të hetohej, nese me anë të doktoraturës së vjedhur ka fitur ndonjë post shtetëror.

Por me Rilindjen funksionon ndryshe, pasi Rama i ka dhënë shansin e artë Demos, duke e venosur kandidat për Bashkinë e Beratit, ndonëse ai nuk duhet të marrë poste shtetërore, pasi është kapur mat me doktoraturë të kopjuar.

E gjitha kjo ngre një pikëpyetje shumë të madhe. Duke qenë se Demo ka "grabitur" titullin shkencor, a ka siguri se ky person nuk do të bëjë të njëjtën gjë me fondet publike dhe taksat e qytetarëve?