JOQ Albania
Home

Vetëm 97 lindje/ Ky është qyteti shqiptar ku kanë ardhur më pak foshnja në jetë përgjatë muajve të parë të 2019
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/05/2019 14:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në vendin tonë numri i lindjeve është ulur me 10.1 % përgjatë tre muajve të parë të vitit 2019.

Këto të dhëna janë publikuar nga Instituti i Statistikave. Po ashtu e ditur bëhet se krahasuar me një vit më parë, numri i lindjeve është ulur ndjeshëm.

‘’INSTAT’’ ka bërë të ditur se numri i lindjeve në tremujorin e parë të këtij viti arriti në 5,986.

Si qarku me numrin më të madh të lindjeve renditet Tirana me 1,985 lindje.

Kurse si qarku me numrin më të vogël të lindjeve është regjistruar Gjirokastra, vetëm me 97 lindje përgjatë tre muajve të parë të vitit 2019.

Nga ana tjetër në  vendin tonë janë regjistruar 5,949 vdekje në tremujorin e parë të vitit 2019.

E po ashtu sipas INSTAT mësohet se  numri më i ulët i vdekjeve për tremujorin e parë të vitit 2019 është regjistruar në rrethin e Kukësit me 134 vdekje.