JOQ Albania
Home

Skema e blerjes së votave në Peshkopi, kandidati i Ramës pjesë e CD-ve me përgjime
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/05/2019 14:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama vendosi që t’i besojë garën për Dibrën, Dionis Imerajt. Ky i fundit është pjesë e hetimeve në dosjen "184", për vjedhjen e zgjedhjeve të 2016-ës në Peshkopi, ku fitues doli Muharrem Rama.

Imeraj asokohe ishte drejtor i Zyrës Rajonale të Tatimeve. Prokuroria ndërkohë ka lënë në harresë dosjen 184, ku pjesë e saj janë afro 20 CD me përgjime, në të cilat tregohet sesi janë blerë zgjedhjet në Dibër, shkruan Shijak Tv.

Pesha elektorale e Tatmeve, ka qenë prezent te bizneset dhe sipërmarrja, të cilët ndiejnë dorën e qeverisë, për ta konvertuar në qëndrim pro pushtetit në kutitë e votimit. Pjesë e sulmeve financiare, presioneve, spiunazheve kanë qenë të gjithë drejtorët e administratave, ku nuk përjashtohet as Imeraj, të cilët janë objekt hetimi.

Gjithashtu nuk ka munguar edhe mbështetja nga Tirana, ku ministra e deputetë janë bërë pjesë të spastrimit elektoral në Peshkopi. Të gjitha materialet i ka zënë pluhuri në sirtaret e Prokurorisë. Rezultati në Peshkopi, mund të ketë sjellë edhe katapultimin e Imeraj në Drejtorinë e Tatimeve të Tiranës.

Në mesazhin e tij pas zyrtarizimit, Imeraj u shpreh:

Me ju në krah, bashkëqytetarët e mi të dashur, hap pas hapi do të bëjmë realitet ëndrrat e dibranëve, pa dallim… Bashkë do ja dalim!.

Por në 2016-ën Imeraj kishte bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët nuk ishin qytetarët, por drejtorët e administratës. Gjithashtu në këtë dosje është edhe telefonata e Ramës e kryer më 11 shtator të 2016-ës në darkë, kur sapo kishte mbaruar votimi.

Sipas gazetari Basir Çollaku kjo mund të ketë qenë biseda mes Ramës dhe vartësit të tij.

Rama: Alo… a u realizuan të gjitha objektivat ashtu siç e kishim lënë, siç kishim rënë dakord?

Vartësi: Po, po shef, gjithçka është ok, ashtu siç kishim rënë dakord, janë realizuar të gjitha…

Gjithashtu ka edhe përgjime ku thuhet jepi, paguaj.