JOQ Albania
Home

Kishin fshehur 7 kg kokainë në kamionin plot me patate, arrestohen 2 shqiptarë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 15/05/2019 14:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy shqiptarë janë arrestuar në portin e Barit pasi janë kapur me 7 kg kokainë.

Mediat italiane shkruajnë se lënda narkotike vinte nga Holanda drejt Shqipërisë. Dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 30 dhe 44 vjeç por indetiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur për arsye hetimore.

Dy shqiptarët po udhëtonin në një kamion ku ishte ngarkuar 20 ton patate. Pikërisht brenda këtij kamioni ishte fshehur edhe sasia e 7 kg kokaine.

Policia gjithashtu ka sekuestruar edhe shumën e 150 mijë eurove.

Foto Ilustruese