JOQ Albania
Home

4 hyzmeqarë të PS marrin mandatet/ Kryefreshisti i Ramës dhe Veliajt futet në parlament
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/05/2019 14:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas përpilimit të listës prej 61 kandidatësh për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit, ndryshojnë edhe listat e deputetëve të maxhorancës. Ditën e sotme KQZ ka mandatuar katër deputetët e rinj që do të përfitojnë mandatin pas dorëzimit të saj nga ana e katër socialistëve.

Në Parlament pritet që të bashkohen, kreu i FRESSH Eljo Hysko, zv/ministrja e Shëndetësisë Adriana Jaku, Ardit Konomi dhe Florenc Spaho.

Të katër këta deputetë të rinj do të bëjnë betimin në seancën e radhës që do të mbahet në Parlament ditën e nesërme.

Eljo Hysko ka marrë mandatin e deputetit Rakip Sulit që kandidon në Kamëz. Ndërsa zv/ministrja e Shëndetësisë  Adriana Jaku ka marrë mandatin e lënë nga Pjerin Ndreut, që kandidon në bashkinë Lezhë. Ardit Konomi ka marrë mandatin e Ilir Xhakollit, që do të garojë për bashkinë Pogradec. Florenc Spaho mori mandatin e Nuri Belbës  i cili kandidon në Prrenjas.

Rikujtojmë se Hysko, si kreu i FRESSH, si një prej organizatorëve të mbledhjes të sa më shumë personave në Kongresin e Partisë Socialiste, urdhëronte në grupet e WhatsApp punonjësit e administratave të sillnin sa më shumë persona me vete pasi shefit të vogël, që në këtë rast i referohej Veliajt, duhet të kishte super imazh.

Kryefreshisti i jepte urdhër të prerë anëtarëve të grupit dhe i paralajmëronte se nëse çdokush do merrte më pas se 10 persona me vete, ndaj tij do të merreshin masa.