JOQ Albania
Home

Lojtarët e Manchester Cityt tallen keq me Salah dhe tifozët e Liverpoolit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/05/2019 13:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Manchester City u shpall kampion i Premier League në javën e fundit pas fitores 1-4 në transfertë ndaj Brighton.

Rivaliteti me Liverpoolin zgjati deri javën e fundit, por në fund ata që triumfuan ishin "qytetarët" e drejtuar nga Pep Guardiola.

Festa ka qenë e madhe dhe gëzimi nuk ka mbetur vetëm në dhomat e zhveshjes, por një video e filmuar nga stafi na tregon se festa ka vazhduar edhe në avion, gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi.

Gjatë filmimit lojtarët e Sitit këndojnë me ritmin e këngëve të tifozëve të Liverpulit.

Gjatë këngës “Ole ole” bie në sy vargu “Kompani dëmtoi Salah”, ku tallen me egjiptianin dhe etiketojnë si viktimë Liverpulin, duke imituar tifozët e “The Reds” për të cilët shprehen se qajnë në tribuna dhe zihen nëpër rrugë.

Ja pamjet: