JOQ Albania
Home

Mbërrin trupi i pajetë i majorit Klodian Tanushit, familjarët e presin mes lotëve
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 15/05/2019 13:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Majori Klodian Tanushi ndërroi jetë në Letoni, pas shpërthimit të një mine gjatë misionit me forcat e NATO-s. Mësohet se sapo ka mbërritur në atdhe trupi i pajetë i majorit. Avioni me arkivolin e Tanushit sapo ka zbitur në aeroportin e Risait.

Ndërsa u zhvillua ceremonia në nder të ushtarakut shqiptar që ra në krye të detyrës. Në Rinas për të pritur trupin ndodheshin shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçkau, prindërit, bashkëshortja, djali dhe kolegët.

Pas ceremonisë në Rinas, trupi i ushtarakut do të përcillet pranë banesës në zonën e Linzës në kryeqytet. Ndërkaq, homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe Ceremonia Shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 – 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Major Klodian Tanushi la pas tre fëmijë. Ai ndërroi jetë 4 ditë pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine në një bazë ushtarake.