JOQ Albania
Home

Jonida Maliqi anglishten “uoter” në Eurovision, ia kalon dhe Eneda Tarifës e lë gafat rresht
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/05/2019 13:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me Eurovizionin rikthehet edhe “makthi” i gjuhës anglisht për përfaqësueset e Shqipërisë në festivalin më të madh të këngës. Një gjë e tillë ka ndodhur me Jonida Maliqin. Këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në koncertin që zhvillohet në Izrael këtë vit, na rikthen edhe një herë pas në kohë.

Me anglishten e saj jo të plotë, Maliqi na sjell në kujtesë “shown” e dhënë një vit më parë nga Eneida Tarifa, që bëri xhiron e internetit ku i kërkonte asistentes së saj ta ndihmonte me një fjalë anglisht “Dhurataa ma kujto pak”.

Edhe këtë vit, në intervistat e zakonshme tashmë për Eurovizion, Maliqi shihet në vështirësi në komunikimin e saj anglisht. Shpesh herë fjalët nuk i kujtohen dhe fillon të flasë shqip. Ose në raste të veçanta nuk di sesi të shprehë anglisht atë që do të thotë.

Ajo nis të flasë me vështirësi në artikulim dhe mezi kuptohet në ato çfarë dëshiron të shprehë.