JOQ Albania
Home

“U rritëm bashkë vëllai im”, letra e Tottit për De Rossin i emocionon të gjithë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/05/2019 13:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Largimi i Daniele De Rossit nga Roma pas 18-vitesh ka shkaktuar trishtim te të gjithë romanistët, por kryesisht te miku i tij më i ngushtë, Francesco Totti.

Lamtumira e De Rossit vjen dy vjet pas asaj të Tottit. Mesfushori italian numëron mbi 600 paraqitje me Romën, duke u bërë kështu një nga legjendat e këtij klubi.

Totti, i prekur nga ky largim, i ka shkruar De Rossit një mesazh të hapur duke i emocionuar të gjithë me fjalët e tij.

Ai shkruan:

Sot është një ditë e trishtuar. Sot, një tjetër kapitull i rëndësishëm mbyllet në historinë e Romës, por mbi të gjitha është Roma… Roma jonë. Gjatë viteve kemi kaluar shumë momente bashkë. Jemi rritur së bashku, duke u bërë burra, më pas futbollistë dhe në fund prindër.
Por e dinim që ky moment do të vinte një ditë. Unë vetëm dua të të them se ti gjithmonë ke qenë dhe do të jesh vëllai im. Të uroj më të mirën në gjithçka që do bësh, sepse jam i sigurt që ti do bësh gjëra të mëdha, siç ke bërë deri tani. Të dua Dani!"