JOQ Albania
Home

Vogëlushi 5-vjeçar varet në dritaren e katit të 13-të, gjesti i mrekullueshëm i komshiut kur e sheh bën xhiron e rrjetit
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/05/2019 12:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vogëlush 5-vjeçar, i vetëm në shtëpi për momentin doli në dritaren e banesës së tij në katin e 13-të. Vogëlushi ishte kapur në parmakun e dritares dhe po qëndronte aty. Ngjarja ka ndodhur në Sayang të Kinës Lindore.

Vogëlushi, që nuk dihet se si përfundoi aty ka shpërthyer në të qara në momentin kur askush nuk po i vinte në ndihmë. Ka qenë fqinji i një kati më poshtë Zhou Shaoting, i cili pasi ka dëgjuar të qarat që vinin nga jashtë, ka dalë në dritare. 5-vjeçari ishte gati në të rënë.

Shaoting ka nxituar për të njoftuar menjëherë shërbimin e emergjencës dhe më pas ka vendosur t’i presë ata duke mbajtur vogëlushin që të mos binte nga ajo lartësi e frikshme.

Nëse vogëlushi rrezohej atëherë do të ishte i vdekur në vend.

Shaoting tregon për mediat lokale:

Ishte shumë e rrezikshme, djali mund të kishte vdekur në vend nëse do të kishte rrëshqitur, pasi ishte në katin e 13- të. Ai vetëm qante dhe ishte shumë e vështirë që ta pushoja.”

Në kohën kur priteshin shërbimet e emergjencës, në banesë ka mbërritur gjyshi i vogëlushit dhe e tërhoqi atë nga dritarja duke e futur brenda.

I shokuar gjyshi tregon:

Dola nga shtëpia për të çuar mbesën në shkollë dhe i lashë nipit telefonin të luante derisa unë të kthehesha.”