JOQ Albania
Home

E bujshme nga Italia/ Igli Tare mund të bëhet drejtor i Milanit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/05/2019 12:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mospjesëmarrja në Champions League do të konfirmonte dështimin total të Milanit në këtë sezon.

Në verë priten ndryshime të mëdha në skuadër dhe i pari që pritet të largohet është drejtori Leonardo.

Braziliani ka dështuar meafrimin e disa futbollistëve, kujtojmë këtu Higuain dhe Laxalt të cilët rezultuan zhgënjim.

Kjo ka bërë që drejtuesit e lartë të mendojnë afrimin e një drejtori sportiv të ri.

Emrat që mund ta zëvendësojnë janë të shumtë. I pari në listë, që vlerësohet është Luis Kampos, aktualisht drejtori sportiv i Lilës në Francë.

Ndërkohë, “Calciomercato” nga Italia raporton se Igli Tare është gjithashtu një zëvendësues potencial i mundshëm i Leonardos.

Shqiptari vlerësohet shumë drejtuesit kuqezinj për atë që ka bërë me Lazion në vitet e fundit.

Drejtori shqiptar ka arritur plot suksese me klubin kryeqytetas duke provuar aftësitë e tij dhe tashmë mund të jetë momenti i duhur për të kaluar në një klub me histori, si Milani.